09:38 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Presidenti Macron fton në takim heroin emigrant që shpëtoi jetën e fëmijës (Foto)

Personi i cili kishte shpëtuar gjatë mbrëmjes të së shtunës një fëmijë në Francë i cili ishte duke u rrëzuar nga ballkoni, është një emigrantë nga Mali.

Mamoudou Gassama, 22 vjeç, po konsiderohet si hero pasi ai arriti të shpëtoi fëmijën 4 vjeçar, i cili ishte gati të rrëzohej nga apartamenti i tij në Paris.

Ky moment që zgjati 30 sekonda, u kap nga në video dhe ajo u bë virale shumë shpejt, transmeton Indeksonline.

Gassama, i cili ka mbërritur në Francë disa muaj më parë “duke ëndërruar të ndërtojë jetën e tij”, është ftuar të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee sot.

Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo është zotuar se do e ndihmojë atë të vendoset në Francë.

Pa menduar se po rrezikonte veten, Gassama-s iu dashën vetëm disa sekonda për ta shpëtuar jetën e fëmijës.

Ekipet e zjarrit ishin alarmuar për incidentin, nga një fqinj, i cili në video mund të shihet me deshpërim duke u përpjekur ta rrëmbej djalin nga ballkoni i tij.

Fqinji për shkak të një gardhi që ishte në mes të ballkoneve nuk mund ta kapte mirë atë. /Indeksonline/

Heroi ngjitet për ballkone në katin e katër, për të shpëtuar jetën e një fëmije (Video)