23:08 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

Presidenti Macron mbulohet me lule deri në fyt

Një vizitë e pazakontë kjo për Presdentin e Francës Emmanuel Macron i cili është mbuluar me lule në ishujt e Polinezit.

Sapo zbarkoi në ishull, Presidentit iu dhuruan disa vargje lulesh, si shenjë tradite.

Por vargjet ishin aq të shumtë, sa që Macron u mbulua nga lulet.

Momenti i vendosjes së luleve te Presidenti është bërë viral dhe komentuar gjerësisht.

Kjo ishte vizita e parë e Presidentit Macron në Polinezi, që quhet një grup prej 1 mijë ishujsh në Oqeanin Paqësor.