75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Presidenti maqedonas flet për Kosovën e Serbinë, ja çfarë shpreson ai

Me titullin “Shpresoj për takim të shpejt me Vuçiq”, gazeta serbe “Politika” ka sjellë sot intervistën me presidentin e sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ai marrëdhëniet midis dy vendeve i ka vlerësuar si shumë të mira, por ka shtuar se ato janë në interes të të dyja vendeve.

Pendarovski ka nënvizuar se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë historinë e vjetër, të pasur dhe shumë positive, sidomos duke pasur parasysh lidhjet e afërta kulturore midis dy popujve, përcjellë INA.

Duke folur për Kosovën, Pendarovski ka thënë se beson se pozicioni i vendit të tij ndaj Kosovës nuk do të rëndojë marrëdhëniet Serbi – Maqedoni e Veriut, ndërsa ai personalisht do të angazhohet që këto marrëdhënie të zhvillohen në drejtim pozitiv.

“Këtu sigurisht se bën pjesë edhe takimi dypalësh me presidentin Vuçiq, për të cilin shpresoj se do të realizohet menjëherë pas marrjes së funksionit të presidentit”, ka theksuar Pendarovski.

Ai ka thënë se do të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe se misioni i tij do të jetë për bashkimin e tyre dhe realizimin e qëllimeve strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ai ka thënë se opozita maqedonase ka nxitur fushatë nacionaliste me retorikë të urrejtjes dhe frikës. /Indeksonline/