75 Mall Live Search
14:10 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Presidenti Meta apelon për ruajtje të qetësisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje për protesta paqësore. Në një mesazh, ai bën thirrje për evitim të konfrontimeve.

Situata është tensionuar përpara Parlamentit, ku protestuesit janë përplasur me policinë.

Kjo e fundit ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ende nuk është e qartë se si do të vijojë protesta e opozitës.

Mesazhi i Presidentit Meta

Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën.

Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.

Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve. /Indeksonline/