Presidenti Meta kryen testin e koronavirusit

Presidenti Ilir Meta ka kryer sot testin e dyfishtë të koronavirusit dhe ka rezultuar negativ. Presidenti e kreu testin për të hequr çdo dyshim se nuk është i infektuar nga COVID-19, duke qenë se dhuroi sot gjak për talasemikët.
“Të jeni të sigurtë se vij këtu pasi kam bërë një test të dyfishtë. Nuk kam kontaktuar askënd. Kam bërë gjithçka për të ruajtur distancat e domosdoshme. Ju kam tërhequr edhe ju vëmendjen që të mos rrini kaq pranë njëri-tjetrit, dhe ju përgëzoj që përdorni maskat!”, i tha Meta gazetarëve.