75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Presidenti Meta pas konferencës kthehet nga kamera dhe bën simbolin e shqiponjës

Në fund të argumenteve që paraqiti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta zgjodhi të firmosë përpara kamerave dhe gazetarëve dekretin që shfuqizon datën për zgjedhjet lokale në vend. Pasi ka hedhur firmën ai e ka kthyer dokumentin përpara kamerave për të dëshmuar aktin e tij.

Ndërsa pas kësaj presidenti ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy duar për të dëshmuar se vendimi i tij vjen pikërisht për të mirën e vendit, gjë për të cilën u shpreh edhe gjatë fjalës së tij.