75 Mall Live Search
14:43 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Presidenti Meta takohet me Kryeparlamentarin Xhaferi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin,

Meta e ka falënderuar Xhaferin për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klan Kosova.

“Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Meta në Facebook:

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi.

E falënderova për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit.?????