10:22 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Presidenti në Paradën e LGBTI-së: Asnjë komunitet të mos ndjehet i kërcënuar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Paradën e Krenarisë e cila është organizuar nga Komuniteti LGBTI në Prishtinë.

Thaçi gjatë fjalimit të tij tha se, çdo komunitet në vendin tonë është i mbrojtur me ligj dhe me kushtetutë dhe se sipas tij, askush në Kosovë nuk duhet të ndjehet i kërcënuar.

“Jam këtu për të shprehur përkrahjen institucionale për komunitetin LGBTI dhe për të konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta dhe se shteti është i ndërtuar mbi të drejtat e të gjithëve. Nuk do të lejojmë që Kosova të jetë frikë apo kërcënim i ndonjë grupi. Ne i mbrojmë të gjitha të drejtat e njeriut. Institucionet e Kosovës e përkrahin çdo qytetar të Kosovës në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës”, ka thënë Thaçi, raporton zeri.