75 Mall Live Search
12:43 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

“Presidenti nuk mund t’i drejtohet Kuvendit vetëm për një aktivitet të tij”

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me kërkesën e Presidentit Hashim Thaçi, që t’iu drejtohet deputetëve dhe qytetarëve lidhur me njoftimin e vizitës në Shtëpinë e Bardhë, më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Krasniqi ka thënë se “Kërkesa e presidentit që t’i drejtohet Kuvendit lidhur me vizitën në SHBA duke u thirr në nenin 84.30 të Kushtetutës është e gabuar”.

Sipas tij neni të cilën është bazuar presidenti duke kërkuar seancë, parasheh adresimin vjetor të presidentit para deputetëve.

Postimi i plotë:

Kërkesa e presidentit që t’i drejtohet Kuvendit lidhur me vizitën në SHBA duke u thirr në nenin 84.30 të Kushtetutës është e gabuar. Ky nen parasheh adresimin vjetor të presidentit para deputetëve, për t’i informuar për fushëveprimtarinë vjetore. Ky fjalim, zakonisht mbahet në fund të vitit. Prandaj, presidenti nuk mund t’i drejtohet Kuvendit vetëm për një aktivitet të tij.

Nëse presidenti e cilëson si të rëndësisë së jashtëzakonshme informimin e deputetëve për vizitën e tij në SHBA, atëherë ai është dashur të thirret në 69.4, ku i njihet e drejta e thirrje së seancave të jashtëzakonshme.