Presidenti shqiptar Bajram Begaj, pjesë e Forumit për Gratë, organizuar nga Osmani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të jetë pjese e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të organizuar nga presidentja, Vjosa Osmani.
Në njoftim nga presidenca thuhet se forumi do të mbledhë në Prishtinë liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës!.
“Kemi nderin që ta mirëpresim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili i bashkohet edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani! #WPSRKS2024 do të mbledhë në Prishtinë liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës! 15-16 prill 2024”, thuhet në njoftim.