Presidenti sirian arrin në Uashington
Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ka mbërritur në Uashington për një vizitë zyrtare, vetëm dy ditë pasi SHBA-të ia hoqën zyrtarisht statusin si terrorist i caktuar specialisht global.
Ish-militanti islamist do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi do të zhvillohet nesër, 11 muaj pasi aleanca e tij rebele rrëzoi Bashar al-Assadin, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.
Disa orë para mbërritjes së tij në kryeqytetin e SHBA-së, u njoftua se shërbimet siriane të sigurisë kishin arrestuar dhjetëra anëtarë të dyshuar të të ashtuquajturit grup “Shtet Islamik”.
Përpjekjet e përbashkëta për të luftuar atë që ka mbetur nga grupi në Siri pritet të jenë në krye të axhendës gjatë bisedimeve të Sharaa-s me Trump.
Autoritetet siriane thanë se 71 anëtarë të dyshuar të grupit u arrestuan, si dhe u sekuestruan armë dhe eksplozivë.

