75 Mall Live Search
19:50 / E Premte, 02 Shtator 2022 / A. M.

Presidenti slloven javën tjetër viziton Prishtinën

Borut Pahor, presidenti slloven, po zhvillon një tur të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nesër, ai do të shkojë në Beograd, kurse të mërkurën më 7 shtator, ai do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë,

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.