Presidenti, takim lamtumirës me zv.shefin e EULEX-it
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim lamtumirës zëvendësshefin e EULEX-it dhe ushtrues detyre i shefit të misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës.
“Ju jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke e falënderuar atë për punën e tij në Kosovë.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka përfituar shumë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët e EULEX-it.