Presidenti Thaçi bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe sot para shtatores së heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.
Me këtë rast, Thaçi ka lartësuar figurën e Pajazitit duke thënë se është një ditë e veçantë, dita e rënies heroike e komandantëve të UÇK-së, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullauh dhe Zahir Pajazitit.

“Komandantët e parë të UÇK-së, njerëzit që filluan rezistencën për liri dhe pavarësi me një vizion dhe qëndrim shumë të qartë me guximin dhe vizionin e tyre që të bashkohet gjithë kombi i Kosovës dhe që të kemi përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare. Prandaj sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore për komandantët duke dhënë gjithmonë respekt institucional dhe duke vlerësuar dhe afirmuar vlerat e luftës për liri dhe pavarësi. Duke marrë energji të reja për qëllimet tona të ardhme për integrim në NATO dhe BE, si dhe duke kultivuar dhe fuqizuar bashkëpunimin e përjetshëm me SHBA-të”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/