Presidenti Thaçi dekoron ish-ushtaret e UÇK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për kontributin që kanë dhënë femrat gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka ndarë dekorata, kjo në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai me këtë rast tha se deri sa sot kujtojmë të rënët e lirisë dhe plagët e luftës, kontributi i UÇK-së ishte i jashtëzakonshëm.
“Ne fituam, dhe sot pas 22 viteve pas luftës heroike të komandantin legjendar Adem Jashari, 12 vite pas Pavarësisë, kam vendosur që si president i Kosovës, duke respektuar kushtetutën t’i dekorojë bashkëluftetaret.
Sot kujtoj gjithë të rënët e lirisë. Kujtojmë plagët e sakrificën e tyre, dhe çmojmë kontributin e veteranëve dhe kontributin e çdo qytetari për liri e pavarësi pa harruar edhe diasporën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe SHBA-të, që kanë qenë dhe janë pranë nesh”, tha ndër të tjera presidenti Thaçi, përcjellë Indeksonline.
Disa nga ushtaret e dekoruara nga presidenti Thaçi janë:
Behije Hadërgjonaj, Hatixhe Jashari, Iliriana Hasaj, Sanije Musa, Sherife Demaku, Shqipe Ahmeti, Vjollca Fazliu, Besa Mëziu, Drita Simnica Rama, Hava Bytyqi, Lendita Isufi, etj.
Ndërsa me medaljen “Urdhër Hero”, presidenti dekoroi pas vdekjes Fitnete Ramosaj, të cilën dekoratë e pranuan prindërit e të ndjerës./Indeksonline