09:39 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi: Investimi në fëmijë, është investim në të ardhmen

Anembanë botës sot shënohet Dita e Fëmijëve. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë.

Ai theksoi se janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë, transmeton Indeksonline.

Thaçi shtoi se investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë. Janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë. Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen. HTH