Presidenti Thaçi me skenë si presidentët Bush dhe Obama (Foto)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur një model amerikan të adresimit të tij para ushtarëve e oficerëve të FSK-së dhe qytetarëve të Kosovës.
Njëjtë sikurse presidentët amerikanë, Bush e Obama, edhe Thaçi ka vendosur rreth 50 ushtarë të ri të FSK-së mbrapa foltores, duke krijuar një pamje të bukur, transmeton Indeksonline.
Gjatë gjithë fjalimit, pjesëtarët e FSK-së i kanë qëndruar prapa Thaçit, njëjtë sikurse veprojnë në fjalimet e presidentëve amerikanë që i mbajnë para ushtarëve.
Presidenti Thaçi ka folur për sfidat dhe të arriturat e deritanishme, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.Ai po ashtu ka theksuar se së shpejti do të ndodhë transformimi i FSK-së në ushtri, të cilën e ka quajtur krenari e Kosovës./Indeksonline/