75 Mall Live Search
17:52 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi merr pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike “Minsk 2019”

Me ftesë të Kryetarit të Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijancic, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë.

Presidenti Thaçi, bashkë me shumë përfaqësues të shteteve evropiane, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Evropiane “Minsk 2019”.