75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi në Bullgari në mesin e kryeministrave të rajonit!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është pjesëmarrës në konferencën rajonale të organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Banka Botërore.

Liderë te Ballkanit Perëndimor me këtë rast kanë diskutuar për bashkëpunim rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

E në një fotografi të publikuar nga kjo konferencë e cila po zhvillohet në Bullgari, vërehet se nga shumë vende përfaqësuese pjesëmarrës janë kryeministrat, por jo edhe nga Kosova.

Siç mëson Indeksonline konferenca ka qenë në nivel të presidentëve dhe me këtë rast nga vendi ynë, është Presidenti Hashim Thaçi.

Por që vendet të cilët Presidentët nuk arritën të shkonin, dërguan kryeministrat, i tillë rasti i Shqipërisë, ku Ilir Meta dërgoi Edi Ramën dhe  rasti i Serbisë, ku Aleksandar Vuçiq ka dërguar kryeministren, Ana Brnabiq.

E gjithashtu me kushtetutë të Republikës së Kosovës, Presidenti është udhëheqës i diplomacisë, i cili edhe sot gjendet në  Bullgari.

Pjesë e diskutimeve të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian ishte edhe kompletimi i rrjetit të rrugëve dhe përmirësimi i infrastrukturës së kalimeve kufitare./Indeksonline/