Presidenti Thaçi takon Dakën: Zgjedhjet parlamentare, do të jenë të lira, fer dhe gjithpërfshirëse
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka . Në takim kanë biseduar për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehën besimin se zgjedhjet parlamentare do të jentë të lira, fer dhe gjithëpërfshirse.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar Dakën, për përgaditjet e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe këtë herë qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre.
Postimi i plotë:
Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithpërfshirëse. Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre. HTH
/Indeksonline/