75 Mall Live Search
20:38 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi nesër pret në takim liderët institucionalë dhe politikë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret nesër në takim liderët institucionalë dhe politikë.

Presidenti Thaçi si fillim do të takojë të parin e LDK-së, Isa Mustafa në ora 10:30, kurse në ora 11:30 liderin e PDK-së, Kadri Veseli duke vazhduar më pas me liderët e tjerë partiak.

Thaçi poashtu pret nesër në takim edhe kryeministrin e vendit, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me fillim nga ora 13:00, raporton Indeksonline.

Takimet pritet të zhvillohen në Kabinetin e Presidentit me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Agjenda e plotë:

Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;

Ora e takimit: 13:00;

Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;

Ora e takimit: 11:30;

Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15;