Presidenti Thaçi, s’mori ftesë për pjesëmarrje në seancën e votimit të qeverisë “Kurti”

Presidentit nuk i është dërguar ftesë për pjesëmarrje në seancën e votimit të Qeverisë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është ftuar që të merrte pjesë në seancën e votimit të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë seancë është parë te mysafirët vetëm një këshilltar i presidentit Thaçi, i cili ka qëndruar vazhdimisht në këmbë.
Nga burime të Indeksonlinet brenda Zyrës së Presidencës, mësohet se protokolli i Kuvendit i ka dërguar vetëm një e-mail Protokollit të Presidencës, rreth 5 minuta para nisjes së seancës së sotme.
Në të kaluarën, në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e Qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës./Indeksonline/