Presidenti Thaçi pret në takim sot liderët institucionalë dhe politikë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret sot në takim liderët institucionalë dhe politikë të vendit.
Takimet e Thaçit kanë për qëllim informimin, konsultimin dhe koordinimin për çështje të interesit shtetëror.
Thaçi pret që të takojë sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti, të parin e LDK-së, Isa Mustafa, liderin e PDK-së, Kadri Veseli e liderët e tjerë partiak, transmeton Indeksonline.
Pavarësisht orës së caktuar për takimin me Kurtin, ky i fundit në agjendën e tij të dërguar për media nuk përfshiu edhe takimin me presidentin Thaçi.
Agjenda e plotë e Thaçit:
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;
Ora e takimit: 13:00;
Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;
Ora e takimit: 10:30;
Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;
Ora e takimit: 11:30;
Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;
Ora e takimit: 12:30;
Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;
Ora e takimit: 13:45;
Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;
Ora e takimit: 14:15;