75 Mall Live Search
14:36 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi shkon për ngushëllime në familjen e policit të ndjerë Izet Demaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen e policit të ndjerë Izet Demaj në Vrellë të Istogut.  

Të shtunën e kaluar vet Presidenti i vendit e kishte shpallur ditë zie në nder të policit të vrarë Izet Demaj.

Rikujtojmë që Demaj u vra nga hajduti i cili kishte tentuar të plaçkiste njërën nga bankat në qytetin e Istogut. Polici i ndjerë la pas gruan dhe dy vajzat e tij./Indeksonline/