19:29 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi takohet me këshilltarin e presidentit Trump, Robert O’Brian

Presidenti Thaçi në margjina të Forumit Botëror Ekonomik në Davos është takuar edhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, Robert O’Brian.

Një takim më këshilltarin e presidentit Trump sot është raportuar se e ka zhvilluar edhe presidenti i Serbisë.

Këshilltari i Trumpit, Robert O’Brian, mbrëmë ishte edhe pjesë e nënshkrimit të letrës zyrtare midis Aviacionit Civil të Kosovës me aviokompaninë “Lufthansa” për linjën e fluturimit Prishtinë – Beograd.

Këtë takim e kanë konfirmuar edhe një zyrtar i Presidencës, duke thënë se presidenti Thaçi dhe këshilltari i presidentit Trump kanë biseduar për marrëdhënien speciale midis Kosovës dhe SHBA-së, si edhe për përpjekjet për të arritur një marrëveshje finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.