75 Mall Live Search
13:26 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi takoi diplomatin amerikan Philip Reeker

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, takoi  diplomatin amerikan Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi dhe diplomati Reeker diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse”, u shpreh Thaçi.

Nga ana tjetër, Philip Reeker, u pajtua për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Thaçi ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garancë për Kosovën.

“Angazhimi amerikan është besim dhe garancë për Kosovën në procesin e dialogut”, ka thënë Thaçi.