Presidenti Thaçi të enjten emëron anëtarët e rinj të KQZ-së
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi këtë të ennjte do të emërojë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së, transmeton Indeksonline.
Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi./Indeksonline/