75 Mall Live Search
17:06 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi uron Ditën e Goranëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Goranëve, ua ka uruar të gjithë qytetarëve ditën e 6 Majit.

Ai ka thënë se shumëllojshmëria etnike, gjuhësore dhe fetare janë burim force dhe pasurie në shoqërinë kosovare.

“Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook:

Komunitetit goran në Kosovë ua uroj 6 Majin, Ditën e Goranëve. Shumëllojshmëria etnike, gjuhësore dhe fetare janë burim force dhe pasurie në shoqërinë tonë. Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës! HTH