Presidenti Thaçi viziton malet e Sharrit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi këtë vikend ka vizituar malet e Sharrit.
“Në mesditë nëpër ujëvarat e shpatijeve të malëve të Sharrit. HTH”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Mbrëmë përmes një video mesazhi Presidenti Thaçi ka treguar për intervistimin e tij në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke mos dhënë detaje se çfarë është pyetur në intervistim.
Thaçi është intervistuar në Hagë nga e hëna deri të enjten për rreth 30 orë, lidhur me aktakuzën e publikuar ndaj tij nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara.