09:44 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Presidenti thërret sërish konferencë për media

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thirrur sërish një konferencë për media e cila pritet të mbahet në ora 10:30 minuta në hollin e Kuvendit, transmeton IndeksOnline.

Ndryshe qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti,  dje natën vonë kal ka marrë vendim  që nga ora 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

Ky vendi i kundërshtua fuqishëm nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili u tha qytetarëve  dhe policëve që të mos respektojnë këtë vendim të qeverisë e cili sipas presidentit është në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit.