75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / mp

Presidenti Trump flet për fondet e USAID-it që iu ndan Kosovës, përmend ashkalinjtë e egjiptianët (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për ndarjen e fondeve të USAID-it dhe përdorimin e tyre në mbarë botën, duke përmendur specifikisht Kosovën.

Në një konferencë për media mbajtur në Florida, ai ka theksuar se dy milionë dollarë janë alokuar për zhvillimin e “modeleve të qëndrueshme të riciklimit” në Kosovë, me qëllim për të rritur kohezionin socio-ekonomik dhe për të përmirësuar kushte jetese për komunitetet e margjinalizuara, transmeton klankosova.tv.

Trump shpjegoi se këto fonde janë të dedikuara për grupe të tilla si ashkalinjtë dhe egjiptianët në Kosovë dhe qëllimi është të krijohet një ambient më i qëndrueshëm.

”…2 milionë dollarë për të zhvilluar modele të qëndrueshme të riciklimit për të rritur kohezionin socioekonomik në mesin e komuniteteve të margjinalizuara në Kosovë si ashkalinj dhe egjiptianë”.