Presidenti tunizian shkarkon kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes

Presidenti tunizian, Kais Saied, ka lëshuar një dekret presidencial për të shkarkuar kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenca njoftoi se kryeministri Hichem Mechichi dhe ministri i mbrojtjes, Ibrahim Bartagi, si dhe ministri i përkohshëm i drejtësisë, Ben Slimane, që nga 25 korriku u liruan nga detyrat e tyre.
Të dielën, Saied rrëzoi qeverinë e kryeministrit Michichi, ngriu parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv me ndihmën e një kryeministri të ri.
Dje në fjalën e tij, presidenti tunizian tha se do të pezullojë imunitetin e të gjithë anëtarëve të parlamentit dhe se do të marrë kontrollin e zyrës së prokurorit të përgjithshëm. Ai pretendoi se i kishte marrë vendimet pasi ishte konsultuar me kryeministrin Mechichi dhe kryeparlamentarin Rached Ghannouchi.
Ghannouchi, nga ana e tij, lëvizjet e presidentit i përshkroi si asgjë tjetër përveç “një grusht shtet i plotë” kundër kushtetutës tuniziane, revolucionit dhe lirive në vend.
Tunizia që nga 16 janari është përfshirë nga një krizë e thellë pasi Mechichi njoftoi një ri-organizim të kabinetit, por Saied refuzoi të mbajë një ceremoni për të betuar ministrat e rinj. Tunizia po ashtu përballet me një përhapje të paparë të llojeve të koronavirusit të ri (COVID-19) në shumicën e shteteve, duke shkaktuar një përhapje të shpejtë të virusit.
Tunizia shihet si i vetmi vend arab që arriti të kryejë tranzicion demokratik midis vendeve të tjera arabe që po ashtu dëshmuan revolucione popullore që rrëzuan regjimet në pushtet, përfshirë Egjiptin, Libinë dhe Jemenin.