Presidenti ukrainas: 137 të vdekur në ditën e parë të luftimeve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në një adresim të minutave të fundit ka konfirmuar vdekjet e luftimeve të para Ukrainë – Rusi.
Ai ka thënë se në ditën e parë të luftimeve kanë vdekur 137 ukrainas.
Putin në orët e para të së enjtes i ka shpallur luftë Ukrainës.
Që nga ai moment, forcat ruse janë futur në territorin ukrainas si dhe kanë sulmuar me raketa qytete të ndryshme gjithandej Ukrainës.
Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të vendosin sanksione ndaj Rusisë, që sipas tyre do të kenë “pasoja masive dhe të rënda”. Sanksionet janë kundërpërgjigje ndaj pushtimit “barbar” të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, tha blloku evropian.