08:51 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Presidenti ukrainas gati të takojë Putin

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskiy është i gatshëm të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin në Minsk.

Në një video të publikuar në mediat sociale, Zelenskiy  kërkoi përfshirjen e Gjermanisë, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

“Tani dua t’i drejtohem presidentit rus Vladimir Putin. Nevoja për të folur? Është e domosdoshme. Le të diskutojmë kujt i përket Krimea dhe kush nuk është në Donbass,”-tha ai.

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë u prishën pas aneksimit të gadishullit të Krimesë në vitin 2014 nga shteti rus dhe kthimin e luftëtarëve në Ukrainën lindore në një konflikt që ka vrarë 13.000 njerëz.

/Ora News.tv/