Presidenti ukrainas sot viziton Mbretërinë e Bashkuar
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar .
Kjo u bë e ditur nga sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey.
“Do ta mirëpresim presidentin Zelensky”, është shprehur ai.
Kjo vjen pas deklaratës së sir Keir Starmerit se do të takohej së shpejti me presidentin ukrainas, sepse “është jetike që të vazhdojmë të përqendrohemi në mbështetjen e Ukrainës”.

