75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / k.v

Presidenti Zelenski: Secili prej nesh është luftëtar, do të fitojmë!

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se çdo kush në vendin e tij është luftëtar dhe është i sigurt se secili prej tyre do të jetë fitues.

“Kur kandidoja për President, thashë se secili prej nesh është President. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për vendin tonë. Për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani ndodhi që secili prej nesh është luftëtar. Një luftëtar në vendin e tij. Dhe jam i sigurt se secili prej nesh do të fitojë. Lavdi Ukrainës!”, është deklarimi i fundit i presidentit Zelenski.

Rikujtojmë se sot pala ukrainase do të negocioi me atë ruse në kufirin me Bjellorusinë./IndeksOnline/