75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 10 Tetor 2025 / MSH

Presidentja angazhohet në rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Presidenca mbetet e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të çuar përpara kauzën jetësore për shëndetin mendor.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Osmani tha se pas çdo shoqërie të fortë qëndrojnë njerëz që kujdesen për njëri-tjetrin.

Ky është mesazhi i plotë i presidentes:

Pas çdo shoqërie të fortë qëndrojnë njerëz që kujdesen për njëri-tjetrin.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, le të dëgjojmë me mirësi, të flasim me empati dhe të qëndrojmë pranë atyre që luftojnë në heshtje.

Çdo person meriton kujdes, respekt dhe mirëkuptim.

Presidenca mbetet e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të çuar përpara këtë kauzë jetësore.