75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / LB

Presidentja dekreton Ligjin për Pagat në Sektorin Publik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka thënë Kupina.

Pas dekretimit hapet rruga që ligji të publikohet në gazetën zyrtare dhe pas një muaji hyn në fuqi.