75 Mall Live Search
23:41 / E Diele, 13 Prill 2025 / FR

Presidentja e ashpër me qeverinë: Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa i ka vënë tarifa SHBA-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka qenë jashtëzakonisht e ashpër me qeverinë.

Ajo ia ka përmendur faktin se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa ndaj SHBA-së mban tarifa, duke e quajtur turp.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”, tha Osmani për Klan Kosova.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga presidentja e Kosovës, unë nuk jam presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

“Unë pashë në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati, e kishte goditur presidenten Vjosa Osmani, në lidhje me propozimin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së.