15:13 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Presidentja e BE-së i shkruan letër falënderimi kryeministrit, Ramush Haradinaj

Pak ditë më parë, Ursula von der Leyen u zgjodh presidente e re e Bashkimit Evropian. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i kishte shkruar letër zyrtare, duke e uruar znj. Leyen për detyrën e re. Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar letër falënderimin nga presidentja e BE-së.

“I nderuar të pranoj letër falënderim nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, për urimin tim në zgjedhjen e saj në krye të BE-së.

Përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur e Bashkimit Europian, riafirmon se Ballkani Perëndimor, do të jetë në fokus të presidentes dhe që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen.

Siç e kam thënë në urimin tim, kam besim të plotë që Bashkimi Evropian nën udhëheqjen e saj, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e duhura integruese evropiane. Ne mirëpresim qëndrimin e znj. Von der Leyen, se ne kemi të përbashkët historinë dhe të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm që së bashku t’i tejkalojmë sfidat.

Qendrimi ynë tashmë është i qartë: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj që Bashkimi Europian do të reflektojë për shkaqet e devijimit të dialogut dhe do të intensifikojë përpjekjet në evitimin e temave, siç është shkëmbimi i territoreve e që shpiejnë në destabilizim e rajonit tonë” shkruan Haradinaj në Facebook. /Indeksonline/