75 Mall Live Search
11:53 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / Gj Sh

Presidentja e Celta Vigos i shkruan letër publike Madonnës

Presidentja e Celta Vigos, Marian Mourino i ka dërguar një letër këngëtares me të fmshme në botë, Madonnës.

Ajo e ka ftuar Madonnën të jetë e pranishme në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Real Madridit, e cila zhvillohet në stadiumin ‘’Balaidos’’, aty ku përformoi këngëtarja 36 vite më parë, shkruan IndeksOnline.

Madonna u paraqit në një koncert me 29 korrik të vitit 1990 në stadiumin ‘’Balaidos’’, ku kishte te veshur një fanellë të Celta Vigos.

Marian Mourino me këtë rast i bën edhe një kërkesë interesante Madonnës, ku e pyet nëse e ka ende fanellën e Celtas të cilën e kishte veshur gjatë atij koncerti.

Letra e plotë:

E dashur Madonna, po të shkruaj për të të kërkuar ndihmën tënde me diçka që do të thotë shumë për ne. Më 29 korrik 1990, ti performove drejtpërdrejt në stadiumin tonë, Balaídos, shtëpia e Celta Vigos, klubit të cilit jam krenare t’i shërbej si presidente. Atë natë, patëm nderin të të shihnim të veshur me fanellën tonë blu qielli.

Ky kujtim i dashur jeton ende mes mbështetësve tanë. Fotografia jote e veshur me fanellën tonë është bërë një mit dhe tani është pjesë e historisë sonë e cila shpesh shkruhet përtej kufijve të fushës së futbollit. Shumë e shohin këtë si një rastësi të thjeshtë. Më pëlqen të mendoj se asgjë nuk ndodh rastësisht. Edhe pse e jona nuk ishte e vetmja fanellë futbolli që ke veshur ndonjëherë në skenë, ky imazh ikonik është rritur dhe ka shkëlqyer ndryshe me kalimin e viteve.

Me kalimin e kohës, arritëm ta kuptojmë më mirë atë për të cilën ti përfaqësoje atëherë: të vësh në dyshim normat e vendosura dhe t’u kundërvihesh atyre që përpiqen të të tregojnë se çfarë mund ose nuk mund të bësh.

Në klubin tonë ne e njohim veten në këtë linjë mendimi. Kjo është arsyeja pse mbajmë shpresën për të gjetur veshjen që ti dikur vishje. Ky kërkim është një akt kujtese, një simbol i një pjese të trashëgimisë emocionale të klubit tonë dhe asaj që ai përfaqëson. Këtë të premte, më 6 mars, dëshirojmë t’ju dërgojmë një gjest dashurie nga shtëpia jonë, stadiumi Balaidos.

Do të jetë në orën 20:45, para ndeshjes Celta – Real Madrid, me qëllimin për t’ju bërë vetëm një pyetje të thjeshtë: A e keni? Nëse e dini se ku mund të jetë, ose nëse dëshironi të bashkoheni me ne në kërkimin për ta rimarrë atë, ju lutemi na kontaktoni me anë të mesazhit privat (DM)./IndeksOnline/