75 Mall Live Search
22:12 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Presidentja e KE-së i uron fitoren Bidenit: BE dhe SHBA miq dhe aleatë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas fitores se Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Ajo ka uruar presidentin e ri, Joe Biden dhe është e gatme të punojë me të.

 “Unë përgëzoj ngrohtësisht  Joe Biden dhe Kamela Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale të SHBA. BE dhe SHBA janë miq dhe aleatë, qytetarët tanë kanë lidhjet më të thella. Unë pres që të punoj me Presidentin e zgjedhur Biden.”- shkruan ajo në postimin e saj në Twitter.