21:04 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Presidentja e Kroacisë: Dikur fshihesha nga bombat e Serbisë, kurr se kam menduar paqen

Gazeta britanike “Guardian” botoi një artikull mbi presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Kitaroviç mbron marrëdhëniet me Vladimir Putinin dhe hedh poshtë akuzat për tolerimin e nacionalistëve ekstremë. Ajo gjithashtu përmend Serbinë, apo “bisedimet e ashpra” përmes të cilave kaluan të dy vendet.

Ajo tha se ndërsa fshihej nga bombat, kurrë nuk e mendonte se do të vijë një kohë kur Kroacia dhe Serbia të jenë përsëri në paqe.

“Më vjen mirë që Presidentët Trump dhe Putin u takuan dhe unë shpresoj se marrëdhëniet e tyre do të vazhdojnë. Unë nuk shoh se si mund t’i zgjidhim disa nga problemet e mëdha që na prekin në Kroaci, BE dhe vende të tjera – si lufta në Siri – pa biseduar me Rusinë. Negociatat me Serbinë ishin një proces jashtëzakonisht i vështirë, por zgjidhja mbërriti shumë më herët. Duke u fshehur nga një bombë në një strehë në Zagreb, mendova se kurrë nuk do të vinte koha që Kroacia dhe Serbia të kthehen në paqe,” tha ajo. /IndeksOnline/