11:13 / E Martë, 05 Prill 2022 / LB

Presidentja e përshëndet rezolutën që iu bën thirrje vendeve islamike ta njohin Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përshëndetur votimin e rezolutës nga Organizata për Bashkëpunim Islamik që iu bën thirrje vendeve anëtare që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Osmani tha se e mirëpret këtë rezolutë dhe se do të shikojë mundësitë që Kosova të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet anëtare.

Ajo para disa ditësh ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit.

Rezoluta në fjalë iu bën thirrje anëtarëve të kësaj organizate që të njohin pavarësinë dhe Kosovës dhe të mbështesin vendin tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.