75 Mall Live Search
15:14 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / LB

Presidentja e quan akt kriminal djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Osmani tha se djegia e veturës së Miletiqit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

“Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani.