75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 11 Mars 2025 / H F

Presidentja gati për ta pritur shefin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Atë, po e pret presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila pas takimit, bashkë me shefin e NATO-s do të mbajnë konferencë për media.

“Në pritje të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte”, ka shkruar e para e vendit në një video të cilën e ka postuar në Instagram.

Në pamje shihen flamuri i Kosovës, ai i Dardanisë, i NATO-s dhe UÇK-së.