13:18 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Andronika

Presidentja i dërgon “selam” Vuçiqit dhe Bërnabiqit: Kurrë më ushtria serbe në Kosovë!

vjosa osmani

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka deklaruar se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste.

Sipas saj, kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

“Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është” veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/