75 Mall Live Search
20:13 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Presidentja kroate mesazh të qartë: Nuk do të vizitojë Serbinë derisa të zgjidhet çështja e të zhdukurve

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, përsëriti se ajo nuk do të vizitojë Serbinë për derisa nuk zbardhet çështja e të zhdukurve gjatë luftës në ish-Jugosllavi.

“Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë  Vuçiç, në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht, nuk kishim çfarë të diskutonim”, tha Kitaroviç.

E pyetur nëse ajo do të qonte në arbitrazh çështjen e kufirit me Serbinë në fillim të një mandati të dytë të mundshëm, ajo deklaroi se do të  dërgon në në arbitrazh kufirin kontestual me Serbinë.