75 Mall Live Search
22:06 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / A. M.

Presidentja mbush 10 vjet martesë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, sot shënojnë 10-vjetorin e martesës.

Këtë e bëri të ditur bashkëshorti i presidentes përmes një postimi në facebook, të cilin e përcolli edhe me fotografi.

“Një dekadë së bashku (formalisht)! Edhe shumë të tjera po vijnë”, ka shkruar Sadriu.

Osmani e Sadriu dashurinë e tyre e kurorëzuan më 3 shtator 2012.