75 Mall Live Search
14:42 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / Gj Sh

Presidentja në Danimarkë, zhvillon takim me njeriun kryesor të NATO’s

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me njeriun kryesor të NATO’s.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/